KKVITI

Krasniqi: Thaçi më akuzoi në baza personale dhe familjare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, e ka quajtur kryeministrin Hashim Thaçi, kryeministër rrugaç.

Krasniqi ka përsëritur se nëse është nevoja është i gatshëm ia thyej dhëmbët kryeministrit Thaçi, por se nuk dëshiron të bëjë një gjë të tillë.

Ai ka thënë se askush deri tash nuk i ka mbetur borxh familjes së tij dhe se nëse është nevoja ai do të përdorë edhe Kanunin.

“Unë do ti përdori të gjitha mjetet legale kundër Hashim Thaçit dhe bandës së tij për atë që kanë bërë kundër familjes time” ka thënë Krasniqi, duke folur për atë se si kryeministri e kishte quajtur gruan e Florin Krasniqit, “çetnike”, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se kryeministri Thaçi e kishte akuzuar atë në baza personale dhe familjare.

Departamenti Amerikan i Shtetit i mbështet regjimet e korruptuara dhe sipas Krasniqi, është duke e mbështetur edhe regjimin e Hashim Thaçit. Florin Krasniqi ka thënë se kryeministri Thaçi është i shantazhuar, duke thënë se ka ardhur në pushtet pas vjedhjes së votave.

UBT

“Një njeri që nuk ka prejardhje të pasur dhe tani është i pasur, është kriminel” ka thënë Krasniqi.

Deputeti Krasniqi ka thënë se duhet të bindet Amerika që Kosova dhe Shqipëria, duhet të bashkohen.

“Politika amerikane për Kosovën, nuk është e shkruar në gur, por në letër dhe ne së bashku mund ta ndryshojmë këtë politikë dhe t’i tregojmë Amerikës së Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen” ka thënë Krasniqi në KTV.

Ai ka thënë se Amerika e din kush jam unë dhe nuk i mashtroj miqtë amerikan. Krasniqi me një fjalë ka lënë të kuptohet se e donë Amerikën më shumë se Kosovën.

“Unë e jap jetën për sigurinë kombëtare të Amerikës, përpara se ta jap jetën për sigurinë kombëtare të Kosovës” ka thënë Florin Krasniqi.

Ai i ka quajtur njerëzit në pushtet në Kosovë si “tradhtarët e rinj”. Krasniqi ka thënë se qytetarët e Kosovës, duhet të jenë më aktiv për të përmirësuar jetën e tyre.