Uji Dea

Krasniqi takon emisarin Escobar në Washington: Rreshtimi me SHBA-në është pa alternativë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në SHBA, është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Zëvendësndihmës i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, njëherësh i Dërguar i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Kreu i PDK-së e ka falënderuar Escobar për të gjitha etapat e mbështetjes së palëkundur amerikane për Kosovën.

Në këtë takim, Memli Krasniqi ka shprehur qëndrimin e PDK-së se rreshtimi dhe koordinimi i Kosovës me SHBA-në është pa alternativë. Ai tha se SHBA i ka dhënë dhe i jep Kosovës mbështetje të vazhdueshme në procesin e integrimit dhe fuqizimit në arenën ndërkombëtare – përfshirë synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB.

“Z.Escobar e sigurova se qëndrimi i popullit të Kosovës, e pa dyshim edhe i PDK-së si lidere e opozitës, për ruajtjen dhe fuqizimin e raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm. Kur Shtëpia e Bardhë është adresa dhe kur aleanca me SHBA-të është rruga, afirmimi dhe suksesi kombëtar e shtetëror i Kosovës është destinacion i pashmangshëm”, tha Krasniqi.

FITORJA

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi e ka siguruar Escobar se PDK do ta ofrojë gjithë mbështetjen dhe ndihmën e saj për çdo çështje që prek interesin shtetëror të Kosovës.

“Gjatë takimit diskutuam edhe për situatën dhe sfidat aktuale për sigurinë e Kosovës dhe domosdoshmërinë e intensifikimit të përpjekjeve në dialog me Serbinë, për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse – me njohjen reciproke në qendër”, tha Krasniqi.

Ai tha se tregimi i suksesit të Kosovës që nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi është bërë falë koordinimit të ngushtë me SHBA-të.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.