Eko Higjiena

Krasniqi takohet me Varhelyi në Bruksel: Perspektiva europiane të jetë e prekshme për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Bruksel ka takuar edhe Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, me të cilin tha se diskutoi për integrimin europian të Kosovës.

Krasniqi tha se për qytetarët e Kosovës është e rëndësishme kjo dhe se për partinë që ai udhëheq është vizioni dhe misioni i saj.

“Bashkë diskutuam për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që shteti ynë të mos lihet mbrapa në këtë proces. Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme. Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara”.

Për këtë takim me Krasniqin ka shkruar edhe Varhelyi në rrjetin social X.

Eco Higjiena

Ai tha se në takim me të ka përmendur normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë si thelbësore.

“Diskutuam me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi të ardhmen e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësore për të mundësuar përparimin. Situata në veri të Kosovës duhet të zgjidhet me prioritet”, tha Varhelyi.

D
Krasniqi në Bruksel dje është takuar edhe me emisarin Miroslav Lajçak me të cilin foli për dialogun dhe rëndësinë për progres në këtë proces./Express/