Hidromorava

Krasniqi synon titullin e Botës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Haxhi Krasniqi e sheh duelin e 20 dhjetorit ndaj Dariusz Sek si një luftë para titullit të kampionit të botës. Boksieri shqiptar është përgatitur maksimalisht për këtë meç dhe nuk beson se polaku do t’ia ndalë rrugëtimin drejt realizimit të ëndrrës.

Haxhi Krasniqi është duke i bërë përgatitjet e fundit para meçit të 20 dhjetorit, të cilin do ta zhvillojë ndaj polakut, Dariusz Sek. Boksieri shqiptar shprehet optimist se do të dalë mirë nga dueli i së shtunës, i cili do t’ia hapte dyert për të luftuar përsëri për titullin e kampionit të botës.

27-vjeçari e ka mbajtur një konferencë për shtyp të mërkurën, përmes së cilës ka treguar se si po shkojnë përgatitjet dhe për objektivat që ka. Junikasi nuk e sheh si pengesë të madhe kundërshtarin e radhës dhe ka besim të madh në vetvete, për meçin që do të zhvillohet në Munich, ku do të kthehet të boksojë pas pesë vjetësh.

“Lufta e së shtunës, e cila do të zhvillohet në qytetin tim të lindjes, është një prej ëndrrave të mia. Dua të shënoj fitore dhe t’i afrohem përsëri titullit të kampionit të botës. Këtë e kam absolutisht të qartë dhe shpresoj të fitoj ndaj Dariusz Sek”, ka thënë Krasniqi, i cili synon t’i mbrojë titujt që i ka në pronë, “WBA Continental” e “WBO International”, transmeton Zëri.

Mendjen, tek kampioni Brahmer

Haxhi Krasniqi do të përballet me polakun Sek të shtunën, por mendja e boksierit kosovar qëndron të Kampioni Botëror në versionin WBA, Jurgen Brahmer.

ARKATANA

Boksieri nga Kosova i ishte afruar titullit të kampionit një herë, por ishte mposhtur nga britaniku Nathan Cleverly. Por, kësaj radhe, junikasi nuk e ka ndërmend ta lëshojë rastin, nëse i jepet.

Mirëpo, ai do ta synojë edhe titullin e kampionit të botës në versionin WBO, të cilin aktualisht e mban Sergey Kovalev. Gjithsesi, fillimisht ai duhet ta “rrëzojë” pengesën e quajtur Sek, i vetëdijshëm se polaku mund të jetë kundërshtar i rrezikshëm.

“Ai nuk duhet të jetë një pengesë për mua, prandaj jam mirë i përgatitur. E kam kundërshtari Sek mirë në mendje, por natyrisht edhe një luftë për titullin e kampionit botëror. Për shembull, do t’i kem sytë kah Brahmer”, përfundoi Krasniqi.

Pasi Krasniqi gjendet në pozitën e dytë në renditjen botërore të versioneve WBA e WBO, një fitore eventuale ndaj polakut Sek do t’ia shtonte atij dukshëm gjasat për të luftuar për titull të kampionit ndaj Brahmer ose Kovalev.

Haxhi (Robin) Krasniqi pret mbështetje nga tifozët shqiptarë, si gjithherë, në njërin prej meçeve më të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai është i vetëdijshëm se një humbje eventuale ndaj Sek-ut, do ta kthente atë nga zeroja, prandaj po ushtron intensivisht që ta kalojë edhe këtë “pengesë”, për ta vendosur në bel brezin e artë, duke u bërë shqiptari i parë që shpallet kampion bote në peshat gjysmë të rënda, versioni WBA e WBO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.