Krasniqi: Surroi po tenton të rithemelojë “UJDI-n”

Profesori i UP-së, Milazim Krasniqi, në një postim të mëhershëm në Facebook, sonte, i quajti bij të shkinava ata që po protestojnë para rektoratit. Ndërsa, në një postim tjetër ai e ka komentuar paralajmërimin e Veton Surroit, për pjesëmarrjen e tij në protestën e nesërme të studentëve.
“Veton Surroi do t’i bashkohet nesër sulmit kundër Universitetit të Prishtinës. Po bën përpjekje ta rithemelojë ‘Udruzenje Jugoslovenske Demokratske Inicijative-n’ e tij të dashur. Në mediet e veta e ka rikthyer që moti. Edhe në OJQ-të që i kontrollon, po. Por, Vetoni e ka një problem të vjetër: nuk mund të bëhet lider në këtë vend, pa e ndëruar këtë popull krejt. Ndërsa, kjo nuk është punë që mund të bëhet. Puna që do të bëhet edhe nesër është se Vetoni sërish do të bëhet gazi i botës, kësaj here si dhunues i autonomisë së universitetit, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
————————————————————————-
Krasniqi: Bijtë e shkinave po e përdhosin UP-në
Profesori i UP-së, Milazim Krasniqi edhe një herë ka reaguar ndaj protestave të studentëve kundër rektorit Ibrahim Gashi dhe gjendjes në Universitetin e Prishtinës.
Ai ka shkruar në Facebook se segmentet proserbe në Kosovë, janë më të forta sot se sa në vitet 90-të.
“Kam pas shkruar para do kohe se sot në Kosovë segmentet proserbe janë më të forta se sa në vitet nëntëdhjetë. Janë konsoliduar dhe po përgatisin hakmarrje. Goditja e tyre ndaj Universiteti të Prishtinës është dëshmi e guximit të tyre të ri. Bijtë e shkinave po përdhosin edhe institucionin më sublim të dijes në shtetin tonë dhe po duken krenarë”, shkruan Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/