Uji Dea

Krasniqi: S’mund të ketë Asociacion një etnik, në zgjedhje të gjithë ishin kundër VV-së

/ 4 minuta lexim

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online, e ka vlerësuar të qetë procesin zgjedhor, duke theksuar se në secilën komunë ku Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në garë të gjithë kanë qenë kundër saj.

Edhe pse thotë se i takon VV-së që të jap më shumë detaje për këtë çështje dhe se qytetari është ai që vendos kush do të udhëheq me komunën e tij.“Procesi zgjedhor në Kosovë ishte shumë në rregull. Besoj që ka shumë faktorë dhe Lëvizja Vetëvendosje vet do të dalë me një qëndrim të detajuar për këtë proces mirëpo është me rëndësi që rezultati është i tillë dhe qytetari është ai që vendos për preferencat e tij lokale. Balotazhi është kur subjektet politike bëjnë kalkulimet e tyre të ndryshme në interes të tyre. Në secilën komunë të Kosovës aty ku Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në garë të gjithë kanë qenë kundër lëvizjes Vetëvendosje”.

Krasniqi theksoi se dialogun me Serbinë e udhëheqë kryeministri, duke shtuar se nuk ka ndonjë angazhim në këtë drejtim.Përderisa për Asociacionin e komunave me shumicë serbe tha se nuk mund të jetë një etnik, ngase Kosova është shoqëri multi-etnike.“Diskutimet për dialogun me Serbinë i udhëheqë kryeministri. Kështu që deri më tani nuk kam ndonjë angazhim në këtë drejtim. Gjithçka në Kosovë deri sot është ndërtua me idenë që Kosova është shtet multi-etnik dhe në një shtet multi-etnik nuk mund të ketë Asociacion një etnik”.

Uji Dea

Tutje, Krasniqi ka thënë se duhet të koordinohet me komunat për punën dhe interesat e tyre që të jenë zëri i tyre në Qeveri.

Sipas tij, nga granti qeveritar vitin tjetër komunat do të përfitojnë në vlerë prej 8.5 milionë euro, përderisa çdo vjet me nga 6 milionë euro do të mbështeten komunat.“Si ministri mandati jonë është që të koordinohemi me komunat e Kosovës për punën dhe interesat e tyre dhe të jemi në një far forme edhe zëri i tyre në Qeveri dhe të mbrojmë interesat e tyre dhe të shtyjmë agjenda përpara nga niveli qendror në nivelin lokal. Bashkëpunimi me kryetar të komunave ka qenë shumë i mirë dhe besoj që edhe me administratën e re do të vazhdojmë të kemi bashkëpunim të mirë për shkak se interesi ynë i përbashkët është qytetari dhe shërbimet të cilët qytetarët duhet ta kenë edhe nga niveli lokal”.“Dy programe të cilat si ministri i kemi arritur t’i dakordojmë me partnerët tanë janë të rëndësishëm për administrate e reja të komunave. Do të thotë programi i grantit të performancës i cili nga një shumë totale 3.5 milionë sa ishte këtë vit, vitin tjetër komunat do të përfitojnë në vlerë prej 8.5 milionë euro. Për 4 vjet kemi arritur me BE-në të kemi një shumë prej 35 milionë eurove në mbështetje për 4 vjetët e ardhshme për komunat e Kosovës”.“Një program që ka qenë në ministrinë tonë për mbështetje socio-ekonomike në vlerë prej 2 milionë euro kemi arritur të kemi marrëveshje më ministrinë e Ambientit dhe komunat. 6 milionë euro në vit do të jenë mbështetje nga këto tri burime për projektet që burojnë nga qytetari. Unë nuk bëjë dallim me komunat. 38 komuna janë të njëjta në pikëpamjet tona dhe ne mundohemi të kemi bashkëpunim korrekt dhe të drejtë me secilin prej tyre”.Mes tjerash, Krasniqi përmendi edhe vizitën në ShBA duke e konsideruar mjaft të rëndësishëm, raporton EO.

“Ishim në një vizitë në Ajoha dhe në Neë York që kishte të bënte në dy kompani të rëndësishme. E para ishte binjakëzimi i disa komunave të Kosovës me qytete të Ajohës dhe disa të tjera të cilat janë në proces që kanë ngecur për shumë kohë dhe ne ishim atje që t’i dakordojmë këto procese dhe vitin e ardhshëm do të kemi vizitë nga kryetarët e komunave të cilat janë binjakëzuar. Bashkëpunimi me qytetin e Ajohës është shumë i rëndësishëm, por nga diskutimet tona ishte që në këtë binjakëzim të ketë s amë shumë bashkëpunime”, u shpreh Krasniqi për EO.