Eko Higjiena

Krasniqi: Shoqëria duhet të rirreshtohet

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish Sekretari i PDK-së, Jakup Krasniqi, në emisionin Rubikon të KTV-së thotë se nuk pret nga politikanët e sotëm se do të bëjnë diçka pozitive për Kosovën.“A mund ta ndryshojnë gjendjen, ta zhvillojnë demokracinë, zgjedhjet e lira, të pajtohen me shtetin ligjor, ta ndryshojnë qasjen ndaj pronës publike, parasë publike, privatizimit, zhvillimit? Unë them jo.

Kosovës i duhet një mendim ndryshe politik dhe një rirreshtim i njerëzve të subjekteve politike. Ata që mendojnë me kokë të vetë duhet të rirreshtohen”, ka thënë Krasniqi.

“Ne shohim se si është qeverisur Kosova. Gjithçka ka ngjarë si molla-mollës. Nuk kishim kualitete në vendimmarrje, në respektim të ligjeve. Të gjithë zyrtarët e subjekteve politike janë të lidhur p.sh. me firma të ndërtimit dhe ato shpesh janë të paligjshme dhe jo pa ndikim në rrjedhat negative. Mendoj që këta njerëz që e kanë krijuar këtë ambient e kanë të vështirë ta ndryshojnë. Duhet rirreshtim të ri ku duhet të marrin pjesë të gjitha kategoritë e shoqërisë, sepse pasojat po i vuajmë të gjithë”.

I pyetur për kritikat që deputeti Berat Buzhala po ia bën zyrtarëve të lartë të PDK-së, Krasniqi thotë: “Buzhala ka kritikuar shefat e vet, por ka mbrojtur një shef tjetër. Këtu kemi dallime të mëdha. Ai e di që me ndihmën e atyre njerëzve ka ardhë si ka ardhë. Arsyet pse ka ndryshuar nuk i di, por jam i bindur se qasja e tij është për arsye tjera, jo si të miat. Unë jam kritik sepse nuk po ka vullnet për gjëra të mira. Këto janë vërejtjet e mia. Sa për vete, kam pozicione të mira. Megjithatë, Buzhala i thotë ca gjëra që të tjerët nuk i thonë, ndoshta për shkak të mungesës së demokracisë, kënaqësisë me pozitat që i kanë dhe mosgatishmërisë për tu përballur me vështirësitë”.

Krasniqi përsëriti se nënkryetari Kadri Veseli pa qenë pjesë e PDK-së edhe para anëtarësimit zyrtar të tij në këtë parti.

Fundamenti

“Ai kishte ndikim në vendimmarrje për shkak të raporteve që kishte me kryetarin e partisë. Nuk mund të amnistohet nga shumë gjëra në PDK”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka deklaruar se ai dhe Fatmir Limaj nuk po nguten për ta formuar partinë e re, por ka theksuar se ata janë duke punuar në këtë drejtim.

“Jemi duke biseduar me njerëz në të gjitha qytetet, por ajo çka ne duam është të mos ngutemi që të formojmë subjektin e ri, e që ai të mos jetë subjekt i një lideri”, ka thënë sonte ai.

Ai nuk ka dashur të flasë për kohën se kur ata do të dalin me subjektin e ri politik, por sipas tij, duhet të formohen parti “për të krijuar favore për të gjithë qytetarët, për të ngritur kualitetin e jetës për të gjithë qytetarët”.

Ai ka akuzuar partitë politike në skenën kosovare se nuk janë të gatshme të respektojnë sundimin e ligjit. /Telegrafi/