UBT

Krasniqi: Shokët nuk i shoh si pengesë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-sekretari i PDK-së, Jakup Krasniqi, jo rrallë herë e përdorë rrjetin social Facebook për të informuar opinion për qëndrimet e tij.

Këtë herë ai e ka shkëputur një pasus të deklaratës që kishte dhënë, kur në opinion kishin dal përgjimet telefonike që e ofendonin ish-sekretarin e PDK-së.

UBT

“Unë me shokët që kam bërë të mira për këtë vend nuk kisha mundur t’i them ato fjalë, janë jashtë moralit tim, jashtë edukatës sime. Ajo le të mbetet në nderin e secilit, tekefundit në momente të tilla njeriu e tregon tamam qenien e vet çfarë vlere ka, çfarë kulture ka, dhe si i sheh shokët. Unë shokët i shohë me përparësi, nuk i shohë si pengesë”, ka shënuar kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Facebook. /Telegrafi/