FIDANISHTJA

Krasniqi: Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë e atyre komunalë të zgjedhjeve, të cilët u sulmuan nga disa persona të maskuar në veri të vendit.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës.

“Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Telegrafi.

“Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri. Fol Kryeministër!”, ka shkruar ai.

Mobi Casa

Policia e Kosovës konfirmoi se, pasditen e së martës, ndodhën disa incidente në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, derisa zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

Policia tha se dyshohet se kishte “shkrepje me armë dhe shpërthime”.

Ajo nuk dha detaje se kush mund të jetë përgjegjës, por tha se “protestuesit” kanë demoluar zyrat e komisioneve komunale zgjedhore.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se “grupe të organizuara me disa individë të maskuar” kanë sulmuar zyrtarët zgjedhorë dhe policët “me shok bomba dhe të shtëna në ajër”, me qëllim që të parandalojnë ata të kryejnë detyrat e tyre zyrtare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.