UBT

Krasniqi: Serbët e Kosovës nuk mund të ndahen në veriorë e vendorë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

“Për çka u bë amandamentimi i Kushtetutës, për FAK-un apo vendet e rezervuara?”, shtron pyetjen kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Krasniqi kështu e nis një shkrim, në rrjetin social Facebook, duke reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit britanik në Kosovë, Jan Cliff, i cili kishte thënë se “Kuvendi i ri i Kosovës duhet të ketë vende të rezervuara”.
”Nuk është logjike që veriut t’i themi mirëserdhët në Kosovë, e në Parlament të ketë më pak vende për deputetë nga bashkësia serbe”, kishte thënë Cliff.

Por për Krasniqin, është e vështirë të pajtohet me këtë që ka thënë ambasadori Cliff, pasi “serbët e Kosovës nuk mund të ndahen në veriorë e vendorë”.

FIDANISHTJA

Sipas Krasniqit, serbët në Kosovë i kanë vendet e garantuara dhe një diskriminim i tillë pozitiv, sipas tij, nuk ekziston në asnjë kuvend të Botës, e as në Evropë.

“Me ketë që e thotë z. ambasador, kërkohet që Kuvendi i Kosovës mos të jetë funksional dhe, për pasojë, as shteti ynë nuk do të jetë funksional?! Madje, kjo po tregon se amandamentimi i Kushtetutës për FAK-un nuk po bëhet për Ushtrinë e Kosovës, por është duke u bërë për vendet e rezervuara. Pra, pa e hapur mundësinë e amendamenteve ka pasur më pak gjasa për t’i kërkuar vendet e rezervuara. Kjo do të thotë se amandamentimi i Kushtetutës për FAK-në është bërë para kohe, ndërsa qëllimi i vetëm ka qenë hapja e rrugës për vendet e rezervuara. Kjo është çështja më negative e këtij amandamentimi”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/