Krasniqi: Seanca e sotme, papjekuri e Bllokut

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas mbledhjes së sotme të VLAN-it në sallën e Kuvendit të Kosovës. Deputeti, Memli Krasniqi i cili foli në emër të partisë deklaroi për gazetarë se prania e deputetëve në sallën e Kuvendit është mosrespektim i institucioneve të vendit.
“Konsiderojmë që deputetët e opozitës me të vërtetë kanë ndërmarrë veprime të gabueshme të cilat dëshmojnë një papjekuri të lartë institucionale. Dy elemente të cilat dëshmuan sot nga ana e deputetëve të opozitës, në të vërtetë janë fakti i një mosrespektim të plot institucionalë me hyrjen e tyre të paautorizuar në sallën e Kuvendit. Dhe e dyta injorimi enklantantë që i është bërë procesit të lehtësimit në ndërtimin e institucioneve që tani e ka filluar presidentja e republikës së Kosovës.
Ne besojmë se veprimet e tilla duhet të shmangen sepse përveç që tregoj një papjekuri politike mosrespektim institucional në të vërtet kontribuojnë në degradimin edhe të procesit të ndërtimit të institucioneve”, ka thënë Krasniqi.