KKVITI

Krasniqi: S’duhet të këtë zgjedhje, mandati i institucioneve të respektohet deri në fund

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Partia Demokratike e Kosovës, e cila është pjesë e koalicionin qeverisës së bashku me AAK-Nisma, AKR e partitë e tjera është kundër që vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme.

Shkuarjen në zgjedhje të reja po e kërkon Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, nënkryetari i PDK-së dhe shef i grupit parlamentar, Memli Krasniqi ka thënë se nuk duhet të ketë zgjedhje dhe institucionet duhet ta qojnë mandatin deri në fund.

“Qëndrimi ynë është i qartë për këtë çështje. Nuk duhet te këtë zgjedhje dhe mandati i institucioneve duhet te respektohet deri ne fund”, ka deklaruar Krasniqi për lajmi.net.

ARKATANA

Kundër kërkesës së LDK-së, për zgjedhje të reja është shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputeti i saj, Muharrem Nitaj ka thënë për lajmi.net se nuk ka shenja që vendi të shkojë në zgjedhje. Madje ai për lajmi.net ishte shprehur se LDK nuk mund të caktojë datën për zgjedhjet.

“Është e natyrshme që opozita të kërkoj zgjedhje, por nuk është LDK-ja ajo që vendosë se kur duhet të mbahen ato. Njëherë nuk ka asnjë shenjë për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Nitaj.

LDK synon që gjatë javës së ardhshme të mbledhin në një tryezë liderët e partive politike, për të caktuar një datë të zgjedhjeve të parakohshme, në të kundërtën kanë kërcënuar Qeverinë me mocion mosbesimi në Kuvend. P.B. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.