Fundamenti

Krasniqi: S’bëhemi bisht i PDK-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka bërë me dije se subjekti më i ri politik në vend nuk do ta lë bllokun për t’iu bashkuar PDK-së për t’i formuar institucionet e reja.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka deklaruar se Nisma për Kosovën nuk ka dalë nga PDK-ja për t’u bërë bisht i saj në keqqeverisje. Sipas tij, përfaqësuesit e këtij subjekti politik me kohë kanë tërhequr vërejtjen për gjëra të tilla. “Nisma është parti e re. Nuk ka dalë nga PDK-ja për t’u bërë bisht i saj në keqqeverisje, për të cilën gjë ne e kemi tërhequr vërejtjen me kohë”, ka thënë Krasniqi.

Për krizën politike në vend, ai i ka fajësuar njerëzit e partisë në pushtet, duke i quajtur ata uzurpues të institucioneve shtetërore. Krasniqi ka thënë se me akraba, me miq e mikesha nuk qeveriset shteti. “Me akraba, me miq e mikesha nuk qeveriset shteti. Po më vjen shumë inati se, sikur po del ajo thënia e famshme e armiqve tanë: ‘se shqiptarët nuk mund të bëjnë shtet’”, është shprehur ai.

FIDANISHTJA

Krasniqi ka thënë se edhe për anulimin apo reduktimin e vizitave të diplomatëve amerikanë në Kosovë duhet të shqetësohen pushtetarët aktualë. Ndërkaq, duke folur për tejkalimin e ngërçit politik, Krasniqi ka thënë se zgjidhja për të dalë nga kjo situatë është shumë e lehtë. “Zgjidhja është shumë e lehtë. Në demokracitë parlamentare qeverisin ata që e kanë shumicën parlamentare. Në demokracinë parlamentare nuk ka ndonjë rast që pakica i uzurpon institucionet e shtetit. Unë së paku nuk e di as edhe një rast të vetëm që ka ndodhur në vendet e demokracive perëndimore”, është shprehur Krasniqi.

Sa iu përket zgjedhjeve të reja, të cilat i ka përmendur së fundi edhe presidentja Jahjaga në takimet me liderët politikë, Krasniqi ka thënë se nuk ka kushte kushtetuese për to pasi, sipas tij, askush nuk mund t’ua marrë mandatin deputetëve.

“Për zgjedhje të reja tani për tani nuk ka zgjidhje kushtetuese, pasi askush nuk mund t’ua marrë mandatin deputetëve që kanë dalë nga zgjedhjet e rregullta. Në zgjedhje shkohet, kur dy herë nuk mund të zgjidhet Qeveria dhe kur deputetët votojnë për shpërndarjen e Kuvendit dhe kur as pas votimit të tretë nuk zgjidhet kryetari i shtetit, që ne i themi president/e”, ka deklaruar Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.