RCCOLA

Krasniqi rrahë Cherviakun, fiton dy tituj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Haxhi Krasniqi ka shënuar një fitore të rëndësishme. Boksieri shqiptarë e ka mposhtur ukrainasin Oleksandr Cherviak pas 12 raundeve, derisa ka fituar dy tituj: WBO International dhe WBA Continental.

Haxhi Krasniqi e ka rrahur ukrainasin Oleksandr Cherviak, pas 12 raundeve, në duelin e zhvilluar sonte mbrëma në “Anhalt Arena” të qytetit gjerman Dessau.

Mobi Casa

Boksieri nga Juniku ishte më i mirë se ukrainasi në të gjitha raundet, derisa ka fituar dy tituj: WBO International dhe WBA Continental.

Përveç titujve, kjo fitore do t’i hap rrugën boksierit shqiptarë për të luftuar për titullin e kampionit të botës./express/