Fundamenti

Krasniqi: Referendumi serb në Kosovë, antikushtetues

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi të hënën se me Kushtetutë dhe ligje asnjë shtet nuk mund të mbajë referendum në një shtet tjetër. Ai tha se mbajtja eventuale e një referendumi nga Serbia edhe në territorin e Kosovës është antikushtetuese.

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi theksoi se qëllimi i referendumit është për tu penguar zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel, por sipas tij, me rëndësi është që rezultatet të mos i njeh askush.

Fundamenti

Ai deklaroi se referendumi i mbajtur në Kosovë jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës nuk prodhon efekte juridike.

Ndryshe, edhe Presidenca ditë më parë është deklaruar rreth kësaj çështjeje.

Serbia nuk mund të organizojë referendum brenda territorit të Republikës së Kosovës. Kjo është përgjigja që presidentja Atifete Jahjaga, ka transmetuar përmes zëdhënësit të saj Arbër Vllahiu, pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksander Vucic, se nëse është e nevojshme për marrëveshjen e Brukselit do të organizohet edhe referendumi, duke përfshi edhe territorin e Kosovës. /Telegrafi/