Hidromorava

Krasniqi reagon pasi Kurti pranoi planin franko-gjerman: Marrëveshje e fshehtë me shumë pikëpyetje

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kanë vijuar reagimet nga PDK-ja në lidhje me deklaratat e Kurtit se ka pranuar planin franko-gjerman.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Kurti i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi.

Sipas tij shumë pyetja kanë mbetur pa përgjigje.

“Kryeministri Kurti sot deklaroi se e ka pranuar propozimin Franko-Gjerman, pa shpjeguar asnjëherë për qytetarët e Republikës së Kosovës se çka përmban ai propozim. Kështu, ai i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi, pa asnjë transparencë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje të cilat i brengosin qytetarët tanë”.

I pari i PDK-së ka shtruar edhe disa pyetje në lidhje me këtë çështje, e më e rëndësishmja sipas tij, a e përfshinë kjo marrëveshje njohjen e ndërsjellë.

“Ku mbetën kushtet e tij? Cilat prej tyre u plotësuan e cilat jo? A janë përfshirë në këtë plan edhe kushtet e Serbisë? A është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit? Mbi të gjitha, a e përfshinë kjo marrëveshje njohjen e ndërsjellë?”.

“PDK i ka bërë të qarta kohë më parë pesë shtyllat që i presim nga marrëveshja potenciale me Serbinë. Gjithçka më pak është humbje e madhe për Kosovën, për të cilën, përgjegjës i vetëm do të jetë Albin Kurti”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Tahiri i PDK-së: Katër ditë rezistencë prej letre të Kurtit, urime themelimi i “Zajednicës”

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar deklaratën e dhënë nga kryeministri Albin Kurti pas takimit që ky i fundit kishte pasur me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

FIDANISHTJA

Deputeti i PDK-së në një postim në Facebook tha se Albin Kurti “e pranoi planin franko-gjerman, pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban”.

“E pranoi planin franko-gjerman. Pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban, sa pika, sa prej tyre pika kompromisi e sa në favor të Kosovës dhe në përputhje me kushtetutën”.

Tahiri ka ironizuar edhe me kushtet e Kurtit që i kishte përmendur para katër ditësh në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me formimin e Asociacionit.

“Pra, katër ditë rezistencë prej letre dhe kushtet e Kurtit, me gjasë do mbahen mend për avullim në kohë rekord. Kosovë, urime themelimi i Zajednicës, dhuratë nga Kryeministri, shkëlqesia e tij z. Albin Kurti”, ka shkruar tutje Tahiri.

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të hënën se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel duhet të zbatohen, përfshirë edhe atë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë, prej nga shkoi në Beograd në kuadër të përpjekjeve për të rifilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja palëve./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.