Eko Higjiena

Krasniqi: Qeveria po kontribuon në thellimin e varfërisë së qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke folur për mundësinë që po shqyrtohet nga MShT-i që prindërit t’i blejnë librat shkollor për fëmijët e tyre, por qe ato do të subvencionohen nga Qeveria, ka thënë se ky është skandal.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se kjo gjëja konkrete e paaftësisë për të qeverisur. “Mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla. Këtë çështje e kishte zgjidhur rreth 15 vite më parë ish-kryeministri Hashim Thaçi, duke u lehtësuar sadopak barrën e shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, përmes sigurimit të librave falas. Kur ne po flasim për paaftësi qeverisëse – kjo është ajo për të cilën e kemi fjalën konkretisht. Dështimi për të përmirësuar jetën e qytetarëve, në çfarëdo aspekti. Për më keq, përmes veprimeve të tyre, kjo Qeveri vetëm sa po e rëndon dhe po e bën më të papërballueshme mbijetesën e familjeve të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Eco Higjiena

Krasniqi ka thënë se Kurti me këtë lloj qeverisje po e rëndom edhe më shumë gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe po rrit numrin e atyre që lëshojnë vendin. “Fjalët janë të mira, por qeverisja bëhet me punë, përgjegjësi e dije. Sot, fatkeqësisht, qytetarët po detyrohen të zgjedhin në mes të tatimeve, sigurimit të ushqimit apo shkollimit të fëmijëve. Me këtë lloj qeverisje, Albin Kurti vetëm sa po kontribuon në thellimin e varfërisë së qytetarëve dhe rritjes së numrit të emigrantëve kosovarë”, ka shkruar ajo.

Kritika për këtë ndaj MAShT-it ka dhënë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se po shqyrtojnë mundësinë që mjetet për librat t’ia transferojnë prindërve për shkak siç tha ajo, të çmimit të lartë nga shtëpitë botuese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.