RCCOLA

Krasniqi: Qeveria nxiti dhunë në kuvend për ta larguar vëmendjen nga audio-incizimet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur mbi dhunën që ndodhi në seancën e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se kjo ishte hera e parë qe qeveria ndërhyri në mënyrë të organizuar kundër deputetëve.

“Edhe në ditët më të errëta të parlamentarizmit të Kosovës kur Lëvizja Vetëvendosje në mënyrë të dhunshme i ka penguar punimet e përfaqësuesve të popullit, kur ka hedhur edhe gaz lotsjellës, kur i ka sulmuar ministrat me shishe e me vezë, kurrë ministrat e qeverisë nuk kanë reagu”, tha Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.

Uji Dea

Krasniqi u shpreh i bindur se dhuna që ndodhi në kuvend ka qenë e organizuar nga partia në pushtet për ta zhvendosur vëmendjen nga audio-incizimet.

“U zbulua një skandal i paparë i kësaj qeverisje që dëshmoi katërçipërisht që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe kanë pasur koalicion nga dita e parë së paku deri në prill të vitit të kaluar, ose në qershorin e vitit të kaluar dhe tash kur zbulohet një koordinim i msheftë, një bashkëpunim i msheftë, siç thuhet ne jemi dakorduar që ne këtë ta bëjë fshehurazi normalisht që kemi pyetje”, tha Krasniqi.