UBT

Krasniqi: Qeveria nuk mund të vendos çmime tavan, kemi përfunduar në një situatë ku çmimet tona janë ndoshta më të lartat në rajon

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kosova po përballet me çmime enorme të produkteve esenciale, derisa konsiderohet se çmimet bazë janë më të shtrenjta se në Gjermani e më tej.

Ismet Krasniqi nga nisma “Asnjë cent më shumë”, lidhur me këtë çështje, u bë zë kritikues ndaj qeverisë në detyrë.

Sipas tij, kjo qeveri edhe tentoi të bënte çmime tavan në vend, siç thotë ai, përmes një ligji antikushtetues.

Uji Dea

“Jemi dëshmitarë që ata [qeveria në detyrë] u munduan që përmes një ligji antikushtetues të vendosin çmime tavan, por natyrisht që Gjykata Kushtetuese nuk e lejon një gjë të tillë, sepse po të ndaleshim dhe analizojmë se çfarë po mundohej të propozonte në atë kohë qeveria do t’i adresonte kompetencat kryeministri dhe ministri. Unë nuk e di ndonjë shtet demokratik ku këto çështje i adresohen kryeministrit dhe ministrit”, u shpreh Krasniqi në emisionin “Ora Shtatë”.

“Kjo nënkupton se qeveria nuk mund të vendos çmime tavan. Si rrjedhojë kemi përfunduar në një situatë ku çmimet tona janë ndoshta më të lartat në rajon”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.