UBT

Krasniqi: Qeveria në koordinim të ngushtë me SHBA, ta trajtojë me seriozitetin më të lartë gjendjen në veri

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë sot thirrje Qeverisë së Kosovës që situatën e krijuar në veri të vendit ta trajtojë me seriozitetin më të madh dhe të fokusohet në gjetjen e zgjidhjes që nuk rrezikon përkeqësimin e situatës.

“Zhvillimet në veri të vendit janë shumë shqetësuese dhe nga ajo që po shohim, kanë një potencial për tu përshkallëzuar tutje. Këto veprime është dashur të mendohen në një sekuencë e cila dërgon në një epilog të qartë dhe fatkeqësisht një gjë e tillë nuk po duket se ka qenë si rast këtë herë”, ka thënë ai.

I pari i PDK-së ka kërkuar koordinim me Amerikën për rivendosjen e rendit publik.

“Ne besojmë se sa nuk ka agravuar situata, është obligim i qeverisë ta trajtojë këtë gjendje. Të koordinohet fuqishëm me partnerët ndërkombëtar dhe në radhë të parë me SHBA për të rivendosur e për të mirëmbajtur rendin publik, ligjshmërinë dhe mbi të gjitha sovranitetin”.

FIDANISHTJA

Ai thotë se është e pafalshme të zhbëhet kaq shpejt progresi i arritur në integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Do të ishte e pafalshme që krejt ai progres që është arritur në integrimin e komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë Policinë, Gjyqësorin, Administratën Publike dhe çdo shërbim tjetër bazik, të humbet e të zhbëhet kaq shpejt”, tha Krasniqi.

Lideri i opozitës i ka bërë thirrje qeverisë që të komunikojë dhe t’i merr për bazë këshillat e SHBA-së dhe partnerëve evropianë për të ofruar zgjidhje në të cilat e ruajnë sovranitetin në pjesën veriore të vendit, mirëmbajnë rendin publik dhe e vënë në funksion përsëri ligjshmërinë e plotë.

Këto deklarata, kreu i PDK-së i ka bërë sot pas vizitës që i bëri Aleancës Kosovare të Bizneseve ku u diskutua për vështirësitë e mëdha me të cilat po përballen bizneset kosovare dhe ekonomia e vendit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.