FITORJA

Krasniqi: Qeveria Kurti shkeli dinjitetin e veteranëve të UÇK-së, protesta është legjitime

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka shkelur dinjitetin e veteranëve të UÇK-së dhe ka shpërfillur lavdinë dhe krenarinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prandaj, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se protesta e nesërme e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë dhe veteranët kanë të drejtë që të përdorin çdo mjet demokratik, qytetar e institucional për të kërkuar atë që u takon.

“Partia Demokratike e Kosovës i ka përkrahur dhe do t’i përkrahë kërkesat e tyre të drejta”, tha Krasniqi nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Albin Kurti dhe Qeveria e tij, vazhdimisht dhe publikisht kanë shpërfillur lavdinë dhe krenarinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Uji Dea

Por, me vendimin për të mos e përfshirë kontributin e veteranëve të UÇK-së në ligjin e ri që përcakton pagën minimale, Kryeministri Kurti ka shkelur dinjitetin e secilit prej tyre.

Prandaj, protesta e nesërme e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë. Veteranët kanë të drejtë që të përdorin çdo mjet demokratik, qytetar e institucional për të kërkuar atë që u takon. Partia Demokratike e Kosovës i ka përkrahur dhe do t’i përkrahë kërkesat e tyre të drejta.

Qeveria duhet ta kuptojë sa më parë që veteranët nuk janë barrë për këtë shoqëri, por patriotë që meritojnë respektin e plotë të secilit.

Kjo sjellje e papërgjegjshme karshi veteranëve është absurde, e paarsyeshme dhe duhet të ndryshojë menjëherë”, ka shkruar Krasniqi.

Kuvendi i Kosovës të martën e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin që përcakton pagën minimale në Kosovë. Pikërisht pse ky projektligj nuk përfshin kategoritë e dala nga lufta atë nuk e votuan deputetët e opozitës në Kuvend, LDK dhe AAK, kurse PDK nuk mori pjesë në seancë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.