UBT

Krasniqi: Qeveria ka bllokuar investimet kapitale, krizat në vend po gjejnë terren të lirë për shkak të paaftësisë qeverisëse

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se vendi po kalon vit të vështirë dhe do të mbahet mend si vit i depresionit.

Ai tha se krizat në vend po gjejnë terren të lirë për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie.

“Kriza ekonomike po vazhdon të varfërojë qytetarët gjithnjë e më shumë…Kjo qeveri më shpejt se do të mund të imagjinonte dikush është akomoduar në kolltuqe”, tha Krasniqi, duke shtuar se meqenëse “janë akomoduar mirë po vlerësojnë se edhe qytetarët po jetojnë mirë dhe kanë humbur komunikimin me qytetarët dhe krizën ekonomike po e shohin si luftë politike”

Mobi Casa

Ai tha po ashtu se Qeveria ka bllokuar edhe investimet kapitale, duke bllokuar rrjedhimisht edhe sektorin privat.

“Ato para që kanë arritur mbi 700 milionë euro dhe i kanë në llogari po shërbejnë për t’u përdorur kohë pas kohe si instrument politik për të ndikuar në dispononim afatshkurtër të disa kategorive të qytetarëve sa herë që qeveria e sheh që dëshpërimi i qytetarëve kanë arritur në nivele të larta”, tha ndër të tjera, Krasniqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.