ARKATANA

Krasniqi: Qeveria i hapi në verë dasmat dhe ahengjet për të na mbyllur në vjeshtë shkollat dhe çerdhet

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kuvendi i Kosovës ka nisur sesionin vjeshtor dhe në deklarimet jashtë rendit të ditës, fjalën e ka marrë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Në fjalën e tij para deputetëve të Kuevndit, Krasniqi ka hedhuar akuza në drejtim të Qeverisë, për siç e ka quajtur keqmenaxhim me pandeminë.

Krasniqi tha se kryeministri Kurti ka refuzuar bashkëpunimin për të gjetur alternativë në situatën e rënduar me pandeminë. Teksa tha se “Qeveria i hapi në verë dasmat dhe ahengjet për të na mbyllur në vjeshtë shkollat dhe çerdhet”.

“Për shkak të përgjegjësisë me gjendjen e rënduar unë ju drejtova me një letër kryeministrit Kurti për t’i ofruar bashkëpunimin tim dhe të PDK-së, madje i ftova edhe partitë e tjera të gjejmë mundësi dhe alternativë për një përgjigje efikase në gjendjen e rënduar. Megjithëse isha në fillet e drejtimit të PDK-së, nuk doja të ndiqja shembullin që e ka vendosur vetë z.Kurti, duke krijuar ndasi politike për shkak të qëndrimeve partiake dhe për tema të rëndësisë nacionale, sepse një model të tillë e kemi parë dhe e kanë parë të gjithë qytetarët e Kosovës. Një model i tillë prodhon kriza, por nuk zgjidh kurfarë krize”, u shpreh Krasniqi, transmeton Express.

Hidromorava

Ai tha se në këtë gjendje do të duhej të ishte një emërues i përbashkët politik.

“Kosova është emëruesi i përbashkët i gjithë neve, përballë kësaj gjendje do të duhej të ishim një front i përbashkët politik. Por kryeministri Kurti refuzoi një angazhim të përbashkët, nuk kishte as vëmendje as përgjigje as iniciativë. Ndërkohë numri i vdekjeve rritej e bëhej treshifror çdo javë. Përballë këtij refuzimi gjërave duhet t’ua vëmë emrat përkatës, ishte keqmenaxhimi i qeverisë shkaku që i prodhoi këto pasoja, keqadministrimi i qeverisë që jemi ndër të fundit në Evropë me vaksinim, ndërsa hedhim vaksina të paadministruara, ka lënë qindra profesionistë shëndetësorë të paangazhuar e pa mbështetje”, u shpreh ndër të tjera ai.

“Ne nuk do t’i mbyllim asnjëherë sytë, nuk do të bëhemi oportunistë politik kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve”, tha ai tutje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.