Eko Higjiena

Krasniqi pyet Kurtin: Cili është qëllimi i propozimit franko-gjerman?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet rreth zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi, ka paraqitur kërkesën e thirrjes së kësaj seance duke thënë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë epilogu i këtij procesi.

“Dialog me epilog, njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Fjalia bazë që e përmbledh interesin tonë shtetëror dhe konsensusin politik”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se do të kishte qenë e udhës që Qeveria të ftonte opozitën për një diskutim të tillë të hapur e transparent që të na njoftonte për ecurinë e dialogut.

“Do të ishte e udhës që në rast nevoje të na kërkonte edhe ndihmë me aq sa kemi potencial. Përballë Serbisë e aspiratave të saj nuk ka dallime, përball Serbisë jemi bashkë”, tha i pari i PDK-së.

FITORJA

Krasniqi shtoi se si opozitë sikurse qytetarët janë të painformuar rreth lëvizjeve në dialog.

“Kjo seancë nuk ka karakter të përplasjes e akuzës, por karakter informues. Nuk jemi këtu për të dhënë qëndrimet tona për çështje specifike sepse ne nuk e dimë cila është përmbajtja dhe aranzhmanet që ofrohen në propozimin franko-gjerman”, tha Krasniqi.

Ai kërkoi nga Kurti të tregoi se cili është qëllimi i propozimit evropian dhe se a ofron i njëjti mundësinë e arritjes së nja marrëveshje finale apo vetëm krijimin e një status qou të re.

“A është propozim vazhdimësi e dialogut të deritashëm apo pikënisje e një procesi të ri. Cila është korniza kohore për arritjen ose mosarritjen e marrëveshjes potenciale, a është formati i këtij propozimi një lloj traktati që njeh si etnitete sovrane Kosovën dhe Serbinë. Cila është përmbajtja zyrtare e këtij propozimi, a e parasheh njohjen e ndërsjellë mes Kosovë dhe Serbisë etj”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.