Uji Dea

Krasniqi: Po i zhvilloj meçet e fundit të karrierës, pres mbështetje më 4 maj për të festuar së bashku

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj.

Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge Silva, shkruan Gazeta Express.

Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë.

Uji Dea

Përmes një video të publikuar, Krasniqi mes tjerash paralajmëroi pensionimin nga boksi, pasi theksoi se “nuk i kanë mbetur edhe shumë ndeshje në karrierë”.

Kësisoj, 37-vjeçari ka kërkuar që ta ketë sërish mbështetjen e shqiptarëve, për ta fituar edhe meçin e muajit të ardhshëm.

“Përshëndetje shqiptar të dashur kudo që jeni. Unë gjithmonë ju falënderohem për mbështetjen e juve. Unë i kam edhe disa ndeshje, që nuk kanë mbetur shumë në karrierën time. Shpresoj që edhe këto emocione të ndeshjeve të fundit t’i merrni me veti, edhe ju jam falënderues për këtë mbështetje që gjithë karrierën time më keni mbështetur. Më 4 maj ju pres në Augsburg. Ju premtoj që ato emocione do të mbeten një kujtim i gjatë, kështu që shpresoj në mbështetjen e juve edhe që atë natë ta shpërblejmë me një fitore për të gjithë. Ju presim në Augsburg”, u shpreh Haxhi Krasniqi./Gazeta Express/