Krasniqi: Përgjegjësia për themelimin e Tribunalit është e pasluftës

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është i bindur se UÇK-ja nuk e ka asnjë faj pse sot bisedohet dhe kërkohet një gjykatë special që do të merrej me gjykimet e krimeve të pretenduara se i ka kryer ajo gjatë luftës.
“Përgjegjësia nuk është e luftës, përgjegjësia është e pasluftës. Pas luftës institucionet e Kosovës është dashur ta konsolidojnë sistemin e drejtësisë. Pa faj nuk janë as institucionet ndërkombëtare që kanë pasur ndikim të madh në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Krasniqi për “Epokën e Re”.
“Vetë fakti se 15 vjet pas lirisë e gjashtë vjet pas pavarësisë po kërkohet një gjykatë e tillë tregon imazhin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi. /Epoka e re/