Eko Higjiena

Krasniqi për pagat e mësimdhënësve: Kurti, një përçarës kronik, kryemashtrues i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar pas ndalesës së pagave për mësimdhënësit për shkak të grevës.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti me veprimet e tij po dëshmohet se nuk do të bëhet asnjëherë lider, por do të mbetet vetëm përçarës kronik.

Tutje e ka quajtur Kurtin, kryemashtrues.

Hidromorava

“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik. Kryeministri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja”, ka shkruar Krasniqi.

Qeveria e Kosovës të hënën nuk ka ekzekutuar pagat e shtatorit për mësimdhënësit për shkak të grevës në arsim, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe me punonjësit që ishin pjesë e grevës në sektorin publik.

SBASHK-u ka organizuar grevën me kërkesën 100 euro shtesë në muaj për punonjësit në arsim, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga, por Qeveria ka hedhur poshtë kërkesën, duke thënë se Ligji për paga që parasheh rritjen e tyre do të del në miratim së shpejti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.