Mobi Casa

Krasniqi për dorëheqjet në PDK: Hynë lehtë, po dalin hehtë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës dita-ditës po “zbrazet”. Shumë anëtarë të rinj që para pak vitesh patën hyrë me shumë entuziazëm në partinë më të madhe në vend, kanë nisur ta braktisin atë. Vetëm pak kohë pas largimit të Ilir Mirenës nga PDK-ja e Hashim Thaçit është larguar edhe Dukagjin Gorani, këshilltar i kryeministrit.

Dorëheqje nga kjo parti ka dhënë edhe sekretari i Ministrisë së Transporteve, Shasivar Haxhijaj, ndërkohë që dorëheqje të radhës janë të pritshme, në mesin e të cilëve është folur se mund të jetë edhe ai i Buzhalës, i cili ka kohë që ka nisur një ofensivë akuzash ndaj bashkëpartiakëve të tij, duke i akuzuar për punë jo të mirë, shkruan Zëri.

PDK-ja nuk ka probleme vetëm me të rinjtë. Partia më e madhe në vend, problemet e mëdha i ka edhe me krahun e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit. Madje, Jakup Krasniqi ka kohë që në mënyrë demonstrative ka braktisur të gjitha aktivitetet e PDK-së.

Ai dje ka thënë se qëndron prapa atyre mendimeve që i kishte dhënë para mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të partisë. Krasniqi nuk la pa komentuar edhe largimet e fundit, duke thënë se Mirena e Gorani, ashtu siç kanë hyrë me lehtësi në parti, ashtu edhe po dalin.

Mobi Casa

“Janë këta njerëz që realisht kanë hyrë në parti dhe kanë marrë pozita – si në parti ashtu edhe në institucione të vendit – pa asnjë angazhim dhe mund paraprak në kuadër të organizimeve politike. Kjo do të thotë se ata siç kanë hyrë lehtësisht ashtu edhe po dalin lehtësisht”, tha Krasniqi për Zërin. “Unë nuk marr pjesë në organizimet e tyre, nuk i takoj dhe nuk mund të flas për lëvizjet e PDK-së”, ka thënë Krasniqi.

Analistët politikë në anën tjetër thonë se mënyra se si janë larguar Mirena e Gorani, në heshtje, janë veprime frikacake, derisa e kanë vlerësuar lart guximin e kryekuvendarit Jakup Krasniqi.

Ndërkohë shumë anëtarë tjerë të PDK-së të kontaktuar nga gazeta, përfshirë edhe të dorëhequrit nuk kanë pranuar të flasin për gazetën. /Telegrafi/