Eko Higjiena

Krasniqi për betimin e kryetarëve: Qeveria të mos fshihet, kandidatëve u kanë bërë presion

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në lidhje me ceremoninë e betimit të kryetarëve në katër komunat veriore ka kritikuar qeverinë për neglizhencë të veprimeve.

Kreu i PDK-së në emisionin “FIVE” ka thënë se qeveria është dashur të krijojë kushtet dhe kontekstin që kryetarët të bëjnë betimin dhe jo t’iu bëjë presion kandidatëve përmes ministrave të linjës që të ndërrohet vendi për ceremoninë e betimit.

Mobi Casa

Sipas tij, nëse nuk ka kushte për ceremoninë e betimit të kryetarëve duhet të ketë komunikatë zyrtare nga qeveria dhe jo të ketë komunikime përmes ministrave.“Ka pasur presion nga qeveria dhe MAPL që të ndërrohet vendi dhe data. Nuk duhet të fshehen qeveria dhe ministrat, duhet të rekomandojnë një vend të caktuar dhe një orë ku të mbahet. Neve krejt çka na takon dhe gjithë ajo që kemi kërkuar me respekt dhe pa presion, kemi thënë të krijohet konteksti dhe kushtet që kryetarët të bëjnë betimin. Nuk e di kë dojnë ta mashtrojnë vetveten sepse neve nuk mund të na mashtrojnë.”, ka thënë Krasniqi.