Fundamenti

Krasniqi: PDK nuk do të bëjë opozitë me gaz lotsjellës e molotovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se partia që udhëheq është duke e ndryshuar paradigmën e opozitarizmit në vend.

Krasniqi tha se nuk duhet të pritet që opozita e sotme të sillet si Lëvizja Vetëvendosje me gaz lotsjellës e molotovë.

“Unë e di që do ta keni të vështirë të gjithë edhe ju analistet edhe qytetarët edhe votuesit për një periudhë të caktuar për ta kuptuar që ne jemi duke e ndryshuar paradigmën e opozitarizmit në Kosovë, sepse në momentin kur ju thoni opozita është e butë, ju po pritini që ne kemi me kap molotovë edhe gaz lotsjellës edhe me bë protesta si Vetëvendosje” tha Krasniqi në Klan Kosova.

UBT

Krasniqi theksoi se modeli opozitar i Lëvizjes Vetëvendosje e ka dëmtuar vendin dhe se ky model nuk do të ndiqet nga Partia Demokratike.

“Unë po kuptoj që në ndër dijen e juaj ju po prisni një agresion prej opozitës, sepse kështu jeni mësuar ta shihni opozitën në Kosovë. Për fat të keq modeli i vetëm opozitar që ka ekzistuar në Kosovë në dhjetëvjetëshin e fundit është modeli i Vetëvendosjes, që ka qenë modeli me i dëmshëm në vendin tonë, një model i agresivitetit, një model i destruktivitetit, një model nihilist në esencë që ka kundërshtuar gjithçka për hir të kundërshtimit” tha Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.