HW

Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Kryesuesi ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të pavlefshme seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, për shkak të veprimeve kundërkushtetuese të Kryesuesit të Seancës Konstituive.

Sipas Krasniqit, vendimi është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet pa vonesa.

“Kryesuesi është i detyruar të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit me votim të hapur. Ky është një vendim i prerë dhe nuk ka më hapësirë për interpretime apo zvarritje”, deklaroi ai.

Kryetari i PDK-së i bëri thirrje Kryesuesit që ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, duke theksuar se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe se çdo vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin.

FIDANISHTJA

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.