FITORJA

Krasniqi pas vendimit të Kurtit për Manastirin: Ka përdorur gjuhë helmuese për interesa të tij, tash po e shkel secilën fjalë që e solli deri këtu

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur të papërgjegjshëm kryeministrin Kurti, për të cilin thotë se nuk ka zgjedhur gjuhë e as veprime për të ardhur në pushtet dhe se i njëjti e ka kualifikuar si tradhti, vendimin e Kushtetueses që sot kërkoi të zbatohet për Manastirin e Deçanit.

Në një bisedë për Gazetën Express, i pari i PDK-së , thotë se Kurti e ka ditë që ky vendim është obligues por pavarësisht kësaj e ka përdorë si çështje për interesin personal e partiak.

“Ky është çmimi që paguan shoqëria për një politikan të papërgjegjshëm, i cili nuk ka zgjedhur as gjuhë dhe as veprime për të ardhë në pushtet, e po detyrohet që të shkelë mbi secilën fjalë përmes së cilës ka ardhur deri këtu. Kryeministri Kurti e ka ditur nga fillimi që ky vendim është obligues, por e ka përdorur këtë çështje, siç ka përdorur shumë të tjera, për të përçarë opinonin me gjuhë helmuese, duke pasur parasysh vetëm interesin personal e partiak dhe jo atë qytetar e shtetëror”, tha Krasniqi për Express.

Ai tha se nga moszbatimi i këtij vendimi, Kosova ka pësuar stagnim në ekonomi, raporte të tensionuara me ndërkombëtarët etj.

Uji Dea

“Ju kujtohet, ka qenë vetë Kryeministri që dikur e ka kualifikuar si tradhëti një vendim të tillë, duke anatemuar e sulmuar secilin protagonist politik të vendit tonë ndër vite. Sot, është vet ai që po i zbaton këto vendime. Tani, çështja kryesore është se çfarë ka humbur Kosova: vite të shumta të humbura në agjendën e saj integruese, sanksione e masa ndëshkuese nga aleatët kryesorë e që nënkupton edhe stagnim të progresit ekonomik, tensionim të raporteve me partnerët ndërkombëtarë, si dhe humbje të respektit për shtetin tonë, mes shumë dëmeve të tjera”, shton tutje kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Sipas tij, situata e sotme vetëm ka shpërfaqë natyrën mashtruese të Kurtit ndaj qytetarëve të vendit.

“Ky nuk është ndryshim në qëndrim i këtij Kryeministri. Kjo situatë, sikur shumë të tjera si sot, vetëm po shpërfaqin natyrën e tij mashtruese ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj shtetit të Kosovës dhe vet politikës të cilën e ka predikuar deri sot”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.