Uji Dea

Krasniqi pas takimit me presidenten dhe shefin e AKI-së: Interesi nacional mbi të gjitha, Serbia t’i dorëzojë terroristët

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu dhe Drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti. Gjatë këtij takimi, Kryetari Krasniqi i ka ofruar mbështetjen e plotë të gjitha institucioneve të sigurisë.

Krasniqi ka thënë se për të dhe PDK-në, është krejtësisht e qartë se organizimi dhe orkestrimi i sulmit terrorist mbi Republikën e Kosovës adresën kryesore e ka në Beograd. Prandaj, sipas tij, aleatët ndërkombëtarë duhet t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzojë terroristët që i ka strehuar.

Postimi i Krasniqit:

Në kuadër të një jave tejet sfiduese për Kosovën, sot i jam përgjigjur pozitivisht ftesës për takim nga Presidentja Osmani-Sadriu. Gjatë këtij takimi, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, u informova në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend dhe veprimet e të gjitha institucioneve për të garantuar siguri e mbrojtje për qytetarët dhe shtetin tonë.

Edhe një herë, shpreha mbështetjen dhe mirënjohjen më të thellë për të gjitha institucionet e sigurisë, posaçërisht për Policinë e Kosovës, e cila, në 24 vitet e ekzistencës së saj, nuk ka rreshtur së na bëri krenarë me profesionializimin e dëshmuar vit pas viti në shërbim të vendit. Heroi Afrim Bunjaku është shembulli i fundit i kësaj atdhedashurie.

FITORJA

Për mua dhe PDK-në, është krejtësisht e qartë se organizimi dhe orkestrimi i sulmit terrorist mbi Republikën e Kosovës adresën kryesore e ka në Beograd. Konfirmimi i përfshirjes së Milan Radojçiqit në këtë aksion, armatimi i sofistikuar dhe i shumtë i terroristëve, strehimi i tyre në Serbi pas sulmit dhe lartësimi i tyre si heronjë nga institucionet zyrtare të Beogradit, përfshirë shpalljen e ditës së sotme si ditë zie për ta – tregojnë për lidhjen e fortë të këtij grupi terrorist me shtetin e Serbisë.

Prandaj, në periudha sfiduese si kjo, kur është cënuar integriteti territorial, sovraniteti i shtetit tonë dhe siguria e qytetarëve tanë, për PDK-në, siç ka qenë gjithmonë, interesi nacional i vendit është dhe do të mbetet mbi të gjitha. Si PDK, i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë të gjitha institucioneve të sigurisë në përballje me këtë situatë.

Sot, përveç tjerash, i bëjmë thirrje edhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që të rrisin presionin ndaj Serbisë për t’i dorëzuar tek autoritetet kosovare, terroristët të cilët Serbia i ka marrë në mbrojtje.

Veprimet e tyre nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar dhe drejtësia duhet të triumfojë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.