Fundamenti

Krasniqi pas takimit me Këshillin e grevistëve: Nuk do të lejojmë që Kurti të bëhet diktator i Kosovës, duhet të ekzekutohen pagat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pas takimit që zhvilloi me Këshillin Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka thënë se dialogu social nuk duhet të ketë alternativ.

Krasniqi në një prononcim për media tha se nuk ka vend për qasje diktatoriale në Kosovë, duke iu referuar kryeministrit, Albin Kurti.

“Ishte një takim në të cilin diskutuam gjerë e gjatë në të cilën është duke kaluar anëtarësia dhe gjithë njerëzit që po i kalojnë. Qëndrimi ynë si PDK është i qartë, dialogu social nuk duhet të ketë alternativ sepse vetëm përmes dialogimit duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk ka vend për qasje diktatoriale në Kosovë. Nuk mund të sillet qeveria ndaj mësuesve me këtë arrogancë të paparë ndonjëherë në vendin tonë”, tha ai.

Krasniqi tha se dyert e shkollave më 1 shtator i ka mbyll Albin Kurti e jo mësimdhënësit, ndërkaq kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’i ekzekutoj pagat e zyrtarëve publikë.

Uji Dea

“Inflacioni ka kalu 20 për qind, ndërsa qeveria ju thotë sindikalistëve që nuk ua paguaj pagat e muajit gusht. Kjo është shkelje ligjore, Albin Kurti dhe Hekuran Murati i ka lënë pa pagesë mbi 40 mijë familje. Kërkojmë që qeveria t’i kthehet dialogut të mirëfilltë. Dhe po ashtu që t’i ekzekutoj pagat e zyrtarëve publik. Ta bëj ekzekutimin sa më shpejt”, tha ai duke shtuar se nëse një gjë e tillë nuk ndodh javën e ardhshme do të iniciojnë kthimin e deputetëve në Kuvend si dhe një seancë të jashtëzakonshme.

Kryetari i PDK-së, Krasniqi u shpreh se ky vend nuk do të duroj diktaturë.

“Nuk do të lejojmë që Albin Kurti të bëhet diktator i Kosovës”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/