Fundamenti

Krasniqi: Ose marrëveshje politike me PDK-në ose në zgjedhje

/ 1 minutë lexim

Ministri në largim i Kulturës, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Memli Krasniqi në emisionin “Zona B” në Klan Kosova ka treguar prerazi qëndrimin e PDK-së karshi situatës politike në vend duke thënë se ose të ketë marrëveshje politike me PDK-në për të dalë nga kriza ose shkohet në zgjedhje.

“Edhe 100 debate e seanca të mbahen nuk ka zgjidhje pa PDK-në, nëse nuk do të ketë marrëveshje politike me PDK-në alternativa e fundit mbeten zgjedhjet”, ka thënë Krasniqi.

Ai seancën e nesërme të thirrur nga VLAN e quan të paligjshme.

Uji Dea

“Seanca e nesërme është e paligjshme, nuk mund të shkojmë në një seancë që thirresh nga një grup i deputetëve. Nesër ata do të shkojnë në mënyrë të paautorizuar dhe arbitrare në Kuvend dhe do t’i mbajnë ligjërata njëri tjetrit. Kjo nuk e zgjidh situatën”, ka thënë ai.

Krasniqi ka bërë të ditur se do të shkojmë në seancë vetëm atëherë kur t’i fton kryesuesja e seancës, Flora Brovina. /Zeri/