Fundamenti

Krasniqi: Nuk jam “kamikaz”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, i cili muajt e fundit doli si “disident” nga partia e tij, thotë sa struktura e re e Partisë Demokratike të Kosovës po i mbyt intelektualët me autoritarizëm dhe injorancë. Duke e humbur rrugën në mes, për të qenë parti substanciale në Kosovë, PDK, sipas Krasniqit, e ka humbur ekuilibrin politik, prandaj për këtë arsye së bashku me Fatmir Limajn dhe disa të tjerë ka ndarë mendjen për ta formuar një parti të re politike.

Në intervistën dhënë “Zërit”, ai tha se është bërë gati për ta formuar një parti të re, ku dominon vlera demokratike dhe jo zëri i liderit totalitar siç është në PDK.

Jakup Krasniqi thotë se PDK i dhimbset që po e braktis, por këtë e konsideron si rrugën e vetme për ta përmbushur boshllëkun politik.

Megjithatë ia tha se nuk e ka në agjendë të shndërrohet si “kamikaz” për ta djegur veten dhe për ta dëmtuar PDK-në, por tha se politika ka edhe arsyet e veta. Duke iu përgjigjur Ramë Bujës, që tha se Limaj dhe Krasniqi po vetëdigjen, ky i fundit thotë se do të “ringjallet si feniks”.

Uji Dea

Ai tha se disa herë njerëzit kanë menduar se “kam marrë vendime të gabuara dhe jam djegur, por kam fituar.Mirëpo thjeshtë nuk i kuptoj, ata njerëz që dje për Kosovën kanë rrezikuar gjithçka dhe sot e bëjnë të kundërtën, e sakrifikojnë Kosovën për veten, për interesat meskine”, deklaroi Krasniqi, i cili po ashtu u shpreh kundër lidhjeve të forta me Ankaranë.

Ish-sekretari i përgjithshëm i PDK-së tha se nuk do t’u bashkohet partive të tjera, sepse shumica nga to, sipas tij, kanë synim zhvatjen e buxhetit dhe qeverisjen.

Zëri: Z. Krasniqi, ju kohën e fundit keni dalë një lloj disidenti në atë aspektin e mendimeve ndryshe në PDK. Pse e keni bërë këtë?

Krasniqi –Jam një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Kam investuar shumë në Partinë Demokratike dhe gjatë gjithë angazhimit tim jam përpjekur që ta ndërtojmë një parti që për synim ka demokracinë, zhvillimin e demokracisë. Dhe për të qenë një parti politike demokratike dhe për të zhvilluar demokracinë, duhet t’i ketë dokumentet që janë të nevojshme, siç është programi i partisë, statuti i partisë, dokumenti kryesor për organizime dhe vendimmarrja të jetë e organeve të partisë, të cilat dalin nga zgjedhjet në kuadër të një partie politike…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.