UBT

Krasniqi: Nisma, filozofi e re politike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Me rastin e shënimit të njëvjetorit të Nismës për Kosovën, njëri ndër themeluesit e saj, Jakup Krasniqi është shprehur i kënaqur me të arriturat e deritanishme të këtij subjekti.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se pavarësisht klimës jo të mirë politike dhe vështirësive, Nisma është konsoliduar dhe ka arritur rezultatet pozitive në zgjedhjet e fundit nacionale.

Uji Dea

Krasniqi ka paralajmëruar se Nisma do të vazhdojë konsolidimin e saj si parti politike, duke sjell filozofi të re politike.

E analisti politik Nexhmedin Spahiu ka thënë se Nisma ka dhënë kontribut pozitiv për demokracinë në vend dhe sipas tij do ta ketë të sigurt mbijetesën në skenën politike, shkruan “Epoka e re”.