Fundamenti

Krasniqi niset për të fituar përvojë, kthehet me medalje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Distria Krasniqi ka udhëtuar vetëm për të fituar përvojë në Kampionatin Evropian për xhudistët deri 23-vjet, që këtë fundjavë u mbajt në Pragë të Çekisë.

Por pas paraqitjeve të mira, xhudistja pejane fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 52 kilogramë. Ky sukses ka befasuar të gjithë, madje edhe vetë xhudisten 16-vjeçare.

Fundamenti

Distria Krasniqi bëhet xhudistja e tretë kosovare që fiton medalje në gara të nivelit të lartë, për seniore. Rregullisht medalje Kosovës i sjell Majlinda Kelmendi e gati sa ajo edhe Nora Gjakova.

Kelmendi e Krasniqi të premten në Pragë garuan në kategori të njëjtë, atë deri 52 kg. Kelmendi ishte favorite dhe fitoi pa vështirësi titullin e kampiones së Evropës. Dy partneret e stërvitjeve kanë mundur të takohen në finale të evropianit për seniorët e rinj, por Distria Krasniqi humbi në gjysmëfinale.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.