ARKATANA

Krasniqi në tryezën e Renew Europe, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se sot ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga grupi Renew Europe, në mesin e shumë përfaqësueseve të partive liberale dhe të shoqërisë civile nga rajoni.

Krasniqi ka thënë se bashkë me të tjerët kanë diskutuar për Ballkanin Perëndimor, sfidat dhe proceset integruese e rajonit. Ai ka thënë se nga të pranishmit ka kërkuar mbështetjen për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Mobi Casa

“Në këtë takim, ku pjesëmarrës dhe folës ishin komisionerë, eurodeputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së, ritheksova rëndësinë dhe urgjencën e garantimit të një perspektive të sigurtë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Duke përshëndetur vendimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve të BE-së për të çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, kërkova nga të gjithë të pranishmit që të ndihmojnë që ky proces të përmbyllet sa më parë edhe në institucionet e tjera të BE-së. Orientimi euro-atlantik i Kosovës është vendimi dhe qëndrimi ynë i palëkundur, për të cilin jemi thellësisht të përkushtuar prej vitesh!”, ka njoftuar kryetari i PDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.