Mobi Casa

Krasniqi: Në Raportin e Progresit është përmendur 99 herë fjala korrupsion

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se në 133 faqet e Raportit të Progresit, 99 herë është përmendur fjala korrupsion.

Ai në një postim në Facebook ku ka shpërndarë edhe një video, ka shkruar se korrupsioni është në institucione.

UBT

“Në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror!”, ka shkruar Krasniqi.

Në videon që e ka shpërndarë ai thuhet se “korrupsioni është shqetësim serioz në Kosovë. Shkarkimi i Kreut të Njësisë së Vecantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit”. /Telegrafi/