Krasniqi: Në marrëveshjen finale edhe Asociacioni, aplikimi për statusin e kandidatit në BE spektakël momental

Propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, po vlerëson që nuk i përmbush objektivat shtetërore të Kosovës.

Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online tha se Kosova nuk duhet të pranoj as një marrëveshje e cila nuk ka njohje të ndërsjellët brenda saj, pas sipas tij, çdo marrëveshje tjetër nuk do t’i sillte paqe të dy vendeve.Ai shtoi se si parti i kanë propozuar Kuvendit dhe Qeverisë pesë shtyllat që duhet t’i ketë marrëveshja finale.

“Ne shpresojmë që do të ketë një shtytje përpara edhe pse një vit e gjysmë të fundit, pothuaj që dy vite të qeverisë Kurti nuk kanë shënuar një proces në dialog përkundrazi ne kemi pas vetëm kemi lëvizur nga kriza në krizë. Përkundër fakti që versioni i parë që unë e kam lexuar, i propozimit franko-gjerman, nuk i përmbush objektivat shtetërore të Kosovës. Ne kemi kërkuar që kryeministri dhe qeveria të angazhohen me seriozitet në këtë proces në mënyrë që të nxjerrim më të mirën por jo të heqim dorë nga objektivat shtetërore që kemi”.“Çfarëdo marrëveshje e cila nuk e parasheh dhe nuk e arrin njohjen e ndërsjellë është marrëveshje që nuk e përfundon konfliktin mesë Kosovës dhe Serbisë dhe është marrëveshje e cila, siç thotë populli nuk kryen punë. Unë i kam propozuar pesë shtyllat që duhet ti ketë marrëveshja. E para ruajtja e karakterit unitar të shtetit të Kosovës, pra edhe asociacioni nëse krijohet të jetë pikërisht siç e ka parapa aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Dy që të kemi garanci për njohje nga pesë shtete anëtare të BE-së që nuk na njohin. Nënë tre fillimi i procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Nënë katër marrja e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe e pesta njohja e ndërsjellë”, tha ai.

Krasniqi tha po ashtu se tek marrëveshja finale do të përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.“Pavarësisht që dokumenti franko-gjerman si propozim është dokument që më shumë bazohet në vlera, nuk flet në mënyrë konkrete për afate dhe për veprime që duhet t’i ndërmarrin dy palët dhe rrjedhimisht as emri asociacion nuk figuron aty, e vërteta është që në versionin e parë ky dokument e ka transformuar qasjen nga marrëveshje me njohje në qendër në marrëveshje me Asociacion në qendër, kështu që po unë besoj që marrëveshja si e tillë e përfshin krijimin e Asociacionit gjithsesi”, tha ai.

Krasniqi në këtë intervistë për EO foli edhe për aplikimin e Kosovës për statusin kandidatë për në BE.Ai sqaroi se pavarësisht që rruga e Kosovës që nga themelimi i saj ka qenë rruga drejt integrimeve evropiane, kjo nuk ka qenë koha e duhur për aplikim.Kjo pasi sipas tij, kjo është bërë më shumë si një spektakël momental dhe se ky aplikim nuk i sjellë asnjë favor Kosovës.“Frika ime nga mënyra se si është bërë ky aplikim në momentin të cilin është bërë është bërë më shumë si një spektakël momental sepse ne duhet të jemi të qartë se cila janë hapat që do të pasojnë, cilat ishin deklarimet që i dëgjuam më pas. Kosova është e barabartë në këtë proces krahasuar me shtete e tjera të rajonit, për faktin që ne nuk na njohin pesë shtete anëtare të BE-së, andaj aplikimi vetëm sa për të aplikuar dhe për të thënë unë e kam dorëzuar dokumentacionin, nuk i sjell as një favor Kosovës, është pak a shumë ngjashëm sikur në aplikimin në Këshillin e Evropës ku ishte një aplikim pa kurrfarë koordinimi paraprak me partneret ndërkombëtarë dhe kjo nuk na ndihmon sepse në fund të fundit objektivat duhet të kenë sukses”, tha Krasniqi për EO.

Kreu i PDK-së tha se viti 2022 pavarësisht që ka qenë viti i sfidave, kjo parti ka pasur një vit dinamik me aktiviteteve të ndryshme publike e politike.“Përkundër faktit që ky ka qenë një vit i vështirë për Kosovën edhe për qytetarët me vështirësi dhe degradim pothuajse në çdo fushë të jetës. Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur një vit dinamik, një vit intensiv të aktiviteteve të ndryshme publike, politike jo vetëm në Kuvendin e Kosovës ku kemi qenë shumë aktiv me iniciativa të ndryshme. Po ashtu edhe në teren duke takuar qytetarë drejtpërdrejt për te qenë jo vetëm afër tyre por më shumë për të mësuar nga ta për të pas një fotografi të qartë se cilat janë vështirësitë dhe kërkesat e tyre se çka presin nga ne”, shtoi ai.

Ai tha se po ashtu kanë punuar në drejtim të agjendës 50-50 që ka për qëllim barazinë gjinore në çdo nivel të vendimmarrjes dhe të organizimit brenda partisë. “Kemi pasur një proces shumë inovative të digjitalizuar të zgjedhjeve brenda Rinisë Demokratike të Kosovës, e cila tash më në gjysmën e degëve ka përfunduar dhe ajo që vlerësojë shumë është numri i madh i të rinjve që janë bashkuar në platformë. Ka një numër në rritje të vajzave, të grave të cilat jo vetëm po marrin pjesë por edhe po garojnë dhe po fitojnë për të udhëhequr degët e RDK-së”.“Një projekt tjetër që ka qenë një nga prioritete e mia ka qenë pranimi me të drejta të plota në Aleancën e Liberalëve dhe të Demokratëve të Evropës, ku kemi marr besimin e mbi 70 partive si motra anë e mbanë Evropës. Kemi riorganizuar një numër të caktuar të degëve të cilat në zgjedhjet e fundit lokale kanë pasur një nënë performacë. Po ashtu kemi avancuar në prurje dhe marrje të potencialëve të reja që janë bashkuar me PDK-në gjë që më bënë të sigurt që viti 2023 do të jetë edhe një vit edhe më dinamik, më intensiv dhe më suksese më të prekshme për partinë tonë”, tha ai.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS