HW

Krasniqi: Në historinë e parlamentarizmit nuk ka ndodh që partia që ka fituar zgjedhjet me kthy Kuvendin në Big Brother

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se tashmë është e qartë se Lëvizja Vetëvendosje ka për qëllim ta thellojë krizën, ndonëse sipas tij, deputetët të PDK-së votuan për kryetarin e Kuvendit, me qëllim që të zhbllokohet situata.

Krasniqi tha se kjo është papërgjegjësi dhe popullizëm.

“…Kjo papërgjegjësi mund të sjellë pasojë, që mund të jenë të paparashikueshme… sepse një gjë është e ditur se nuk varet nga vullneti e interpretimi i kryetarit të Kuvendit se a përfundon a nuk përfundon seanca konstituive sepse kjo është e qartë sipas Kushtetutës dhe rregullores së punës… Tani të gjithë po e dimë se këta nuk mërziten as për njërën, e as për tjetrën”, tha ai, raporton Telegrafi.

Fundamenti

Tutje, sipas tij, qytetarët po e shohin dhe nuk do ta harrojnë kurdo që mbahen zgjedhjet sepse siç tha ai është përtej talljes me shtetin.

“Asnjëherë në historinë e parlamentarizmit të Kosovës nuk ka ndodh që partia që ka fituar zgjedhjet me e kthy në një Big Brother Kuvendin e Kosovës, me pa se kush po eliminohet e kush s’po eliminohet, , kush po fiton e kush po humb…”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.