ARKATANA

Krasniqi, Mustafës: Trego se ke filluar ta mësosh abc-ën e demokracisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi i ka thënë të hënën kryeministrit të vendit, Isa Mustafa të mos pretendoj kot, që t’ua mbyll gojën opozitës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Krasniqit

“Kryeministër, pa hyrë në shtjellimet sesi keni ardhur në krye të qeverisë, ju duhet ta dini se keni marrë një përgjegjësi të madhe – për të qeverisur me vendin për te gjithë qytetarët, edhe për ata që nuk ua kanë dhënë votën, në Kuvend apo jashtë tij.

Kryeministër, Ju e keni për detyrë, qeverisjen e vendit me paranë publike, ndërsa opozita i ka fjalët, për t’ju shtyrë juve për të qeverisur sa më mirë me vendin. Mos pretendo kot, t’ua mbyllesh gojën opozitës. Tentimi për t’ia mbyllë gojën opozitës, nuk është demokraci, është autokraci, tirani a despotizëm.

FIDANISHTJA

Nëse doni ta ushtroni me kompetencë e përgjegjësi detyrën tuaj, po ua jap një këshillë: Lëne fb, leni fotografimin para kamerave dhe improvizimet tjera, përvishu punës për të qeverisur vendin. A nuk po e shihni se për një kohë të gjatë në heshtje ka ikur truri i Kosovës, tani po ikën fuqia punëtore dhe bizneset?! A keni ndonjë plan për t’i ndal këto trende negative?!

Kryeministër, vendi nuk qeveriset duke akuzuar opozitën, për pazotësinë tuaj për të marrë vendime të rëndësishme për vendin.

Përvishu punës dhe komuniko si njeri e intelektual me opozitën dhe qytetarët! Trego se ke filluar ta mësosh abc-ën e demokracisë?! Shkëputu njëherë e mirë nga mentaliteti qeverisës i “Babo Çemos”. (sic). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.