Fundamenti

Krasniqi: Mustafës e Thaçit as dreqi nuk iu bie në fije

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Këshillit Kombëtarë i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Isa Mustafa ku thotë se : “Nuk ka dialog për liberalizimin e vizave”, dhe kjo deklaratë për Krasniqin është e papranueshme. Ai, në një shkrim dërguar mediave shfaq habinë e tij duke thënë se Mustafa dhe njerëzit në Qeveri janë duke iu gjunjëzuar Serbisë

Lexojeni të plotë shkrimin e Jakup Krasniqit

Dje në orët e pas ditës, mediat kishin një titull intrigues: “Mustafa: Nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave”. Interesant?! A është e mundur, këta njerëz që kaq lehtë i gjunjëzohen Serbisë? të jenë kaq trimosh me Brukselin e fuqishëm?! Zoti hair e baft!
Nuk e di çka mendojnë të tjerët, por e gjithë përvoja ime, sidomos në 5/6 vitet e fundit dhe jo vetëm, është më shumë se e hidhur sa herë që qeveritarët (Kryeministrat: Thaçi & Mustafa) flasin për “patriotizmin” apo i shtinë brinat me BE-në, pasojnë marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Kjo praktikë është që nga sulmi i Thaçit (urdhri për sulm) në Veri të Kosovës. Ku ra hero, polici Zyberi!

Para pak dite Thaçi e “sulmoi” BE-në, pasi ajo nuk ia dha si kompensim për marrëveshjet antikushtetuese, liberalizimin e vizave qytetarëve të Kosovës, por, pas pak dite e pamë se ai i zbuti fjalët.

FIDANISHTJA

Tani e kemi kërcënimin tjetër nga shefi i Thaçit, Kryeministri Mustafa i cili paska thënë: “Nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave”?! Hajde babë hajde! Cili në gjurmë te cilit po ecën?! Këta njerëz sikur po mendojnë, sikur liberalizimi i vizave vije si pasoj e koncesioneve të bëra në Bruksel?!

Ndoshta shumë kush mendon se ky po kërcënon për mos liberalizimin e vizave?! Unë frikësohem nga marrëveshjet e reja kompremituese për Kosovën dhe qytetarët e saj të cilat janë në pritje. Këta njerëz janë të pa parashikueshëm, tjetër gjë thonë e tjetër bëjnë?! Dreqi në fije nuk mund t’ju bien! Edhe dreqi ndoshta do të thoshte: Dreq kesh, por as unë s’po marrë vesh?!

Thjeshtë: Sa herë këta njerëz flasin për “patriotizëm” a po sulmojnë te “fortët”, Serbisë i bëjnë koncesione. Kështu se paku ishte deri më tani!
Diçka tjetër nuk pres as tash! Nuk e di, çka mund të presin qytetarët?!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.