ARKATANA

Krasniqi Muratit: Nuk ia vlen as me fol me ju

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Financave Hekuran Murati dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi e kanë pasur një debat në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për krizën e energjisë elektrike.

Muratin e Krasniqin i përplasi çështja e kontratave “forward” dhe “future” në tregun e energjisë elektrike.

Kryetari i PDK-së tha se Murati nuk po e di dallimin mes të dyjave, ndërsa Murati tha se po fliste për kontratat dhe jo për tregjet.

“Jam i dëshpëruar me faktin e mungesës bazike të njohurive të ministrit të Financave. ‘Forward markets’ edhe ‘future markets’ janë dy sene të ndryshme. Z. Murati, është përnjëmend e dhimbshme. Ti je ministër i Financave, qeto punë duhesh me i ditë”, tha Krasniqi.

Uji Dea

“‘Forward’ është kur merren vesh jashtë bursës dy palë, ‘future’ është brenda bursës. Qysh është e mundshme ti me qenë ministër dhe mos me i ditë qeto. Është dallim esencial. Studentët e vitit të tretë në ekonomi mos me i ditë këto, duhet me i rrëzu nga provimi. Ministrja e Energjisë nuk di se çfarë flet për energji, ministri i Financave nuk di për senet bazike në financa, unë me të vërtetë nuk di çka me ju thënë ma shumë. Nuk ia vlen as me folë me ju”, shtoi kryetari i PDK-së.

Në replikë ministri Hekuran Murati përmendi “komplekset e mosdijes”.

“Komplekset e mosdijes s’mund t’i pasqyroni tek unë. Nëse thoni që ‘forward contract’ bëhet mes dy palëve jashtë tregut, s’mund të thuash ‘forward market’. Pra vetë e the, bëhet jashtë tregut, jashtë bursës bëhet”, tha Murati.

“Është koncept bazik. Z. Krasniqi, këto punë nuk mësohen duke shikuar video në YouTube”, shtoi ministri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.