Fundamenti

Krasniqi mesazh rumunëve: Mos e nënvlerësoni Kosovën pse është vend i vogël, kemi futbollistë që luajnë në Evropë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ermal Krasniqi ka paralajmëruar Rumaninë se nuk duhet nënvlerësuar Kosova. Ekipet kombëtare të këtyre dy shteteve janë pjesë e Grupit I kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Cikli kualifikues për Evropianin fillon këtë javë, teksa Kosova dhe Rumania nuk do të përballen mes vete deri në qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi, i cili po shkëlqen me fanellën e gjigantit rumun, Cluj, por nuk mori ftesë nga Alain Giresse, ka dhënë së fundmi një intervistë për “ProSport.ro”.

24-vjeçari paralajmëroi rumunët se nuk duhet të shpërfillin kombëtaren e shtetit të tij vetëm sepse ka një popullsi 10 herë më të vogël se Rumania.

“Kosova është një vend i vogël, por ka shumë talente që performojnë çdo ditë në ligat më të forta në Evropë. Ka lojtarë të mirë në Kosovë që mund të garojnë në kampionatet evropiane”, tha fillimisht ish-futbollisti i Ballkanit.

FIDANISHTJA

“Ballkani, ish-klubi im, luajti kundër CFR [Cluj] dhe mendoj se të gjithë e vunë re se çfarë lojtarësh janë atje. Nuk është puna ime të jap rekomandime, por në Kosovë ka lojtarë të mirë që mund të garojnë në kampionatet evropiane”, shtoi tutje Krasniqi.

“Mendoj se të dyja janë ekipe cilësore, por dëshira ime është që Kosova të fitojë”, deklaroi Ermal Krasniqi.

Kosova ciklin kualifikues për “Euro 2024” e nis me ndeshjen në udhëtim kundër Izraelit, më 25 mars, kurse pas tre ditësh e pret Andorrën.

Kurse, Rumania më 25 mars luan në udhëtim kundër Andorrës, kurse pas tre ditësh e pret Bjellorusinë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.