GRANDEMALL

Krasniqi: Me këtë marrëveshje Kosova mbetet nën kthetrat e dialogut edhe për dhjetë vite

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se versioni i pajtuar i Marrëveshjes së Ohrit, është më i pafavorshëm për Kosovën se sa versioni fillestar, të cilin thotë se e kishte lexuar në zyrën e kryeministrit Albin Kurti.

Krasniqi ka thënë se Marrëveshja e Ohrit nuk është dashur të pranohet.

“Marrëveshja e Ohrit nuk është dashur të pranohet. Në versionin e parë është ka qenë më e mirë se në versionin që është pranu”, ka thënë Krasniqi.

Memli Krasniqi ka thënë se me këtë marrëveshje, Kosova do të mbetet nën kthetrat e dialogut të paktën edhe për 10 vite.

“Kjo marrëveshje është e pamjaftueshme për Kosovën, sepse nuk na lë të dalim nga kthetra e dialogt. Edhe nja 10 vjet kemi me pasë dialog, edhe për tema që s’janë përmend kurrë, mes tjerash edhe për shkencat”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, kryetari i PDK-së ka folur edhe për modelin e Tirolit Jugor, si model për të rregulluar pozicionin e serbëve të Kosovës.

Uji Dea

Ai ka thënë se ky model mund ta rrezikojë edhe shtetin e Kosovës.

“Disa herë ia kam thënë Kurtit nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, se Tiroli Jugor në kontekstin Kosovë-Serbi është problematik, nuk është për kontekstin Austri-Itali se janë dy shtete të BE-së dhe nuk kanë pretendime territoriale dhe janë në paqe me njëra-tjetrën”, ka theksuar ai.

“Një model autonomist e rrezikon edhe shtetin tonë”, ka thënë lideri i opozitës.

Krasniqi ka thënë se vetëm para një viti, Kosova ka mundur të ketë një tjetër marrëveshje më të favorshme se sa aktualja.

“Vitin e kaluar Serbia ka qenë në disfavor më të madh.” /express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.