FITORJA

Krasniqi: Lista Serbe e ka humbur ndikimin në Veri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e quajti “qyqar” reagimin e Listës Serbe dhe të Beogradit zyrtar që pretenduan se vizita e tij dhe e Kurtit në komunat veriore kishte si qëllim të nxiste tensione.

Duke folur përA2 CNN, ai tha se Lista Serbe është duke humbur edhe mbështetjen e qytetarëve serbë në veri.

“Reagimi i Listës Serbe është reagim qyqar, ashtu sikurse edhe ata janë bërë si subjekt politik në mesin e së cilës gjenden edhe terroristë sikur Milan Radoiçiq dhe nuk janë shumë serioze, as të rëndësishme që të diskutohen për shkak se çdo ditë e më shumë po e humbin edhe fuqinë politike, edhe ndikimin përmes shantazheve te qytetarët serbë në veri të vendit.

FIDANISHTJA

”Krasniqi tha se proceset demokratike që kanë nisur në veri nuk mund të ndalen nga askush dhe për këtë shërbeu sulmi në Banjskë.

“Besoj që Banjska ka qenë një kthesë për shumë procese në zhvillimin edhe të demokracisë, edhe të shtrirjes së sovranitetit në secilin sektorë në veri të vendit.

”Krasniqi ishte bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministrin Sveçla në një vizitë në komunat veriore të cilin e quajti si “ditë e zakonshme pune” për ta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.