HW

Krasniqi: Lajçak kërkon të gjinden elemente kryesore për një marrëveshje përfundimtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Profesori Universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se ardhja e të Dërguari të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Kosovë është në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Bashkimit Evropian për ta dinamizuar procesin e integrimit të Ballkanit në Evropë, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Krasniqi, shpreh bindjen se Lajçak po kërkon të gjinden elemente kryesore të një marrëveshje gjithëpërfshirëse që mund të shtyhet përpara deri në fund të vitit.“

ARKATANA

Besoj që ardhja e Lajçakut në Kosovë është në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të bashkimit evropian për ta dinamizuar procesin e integrimit të Ballkanit në Evropë veçmas mbas samitit të Brukselit u pa që fokusi kryesor i BE-së, ishte lindja pra Ukraina, Moldavia që iu dhanë statusi kandidat. Vlerësimi ka qenë që Ballkani është më i qetë por që duhet të punohet më shumë në procesin zgjidhjes së problemeve veçmas ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Besoj që kjo është arsyeja e vizitës. Jam i bindur që po kërkohen të gjinden elemente kryesore të një marrëveshje gjithëpërfshirëse që mund të shtyhet përpara deri në fund të vitit por varet normalisht edhe prej aktorëve lokal se cila do të jetë dinamika”, tha Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.