UBT

Krasniqi – Kurtit: O njeri, livrit pak, këta mësues të kanë votu ty më shumë sesa krejt neve bashkë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kryeministri Albin Kurti po mendon se të gjithë janë kundër tij ose se kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kontroll mbi të gjithë mësimdhënësit. Ai i tha Kurtit t’i bëjë “dy hapa” për ta ndalur grevën, duke i thënë se mësimdhënësit e votuan më së shumti atë.

Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit i pati disa pyetje për Kurtin, ndërsa ai nuk ishte i pranishëm në ato momente. Krasniqi tha se Kurti “është shkëputur komplet me realitetin”, raporton Gazeta Express.

“O burrë, livrit bre pak. Se s’po i thojmë o vëlla se po nervozohet. Po lëviz o njeri, se vëlla s’po ke qejf me të thanë. O njeri, livrit pak, bëji dy hapa. Ofro diçka, jo veç qysh të thuash ti, sepse kjo është arrogancë, ky është diktat”, tha Krasniqi.

Mobi Casa

Ai tha se Kurti duhet ta kuptojë se të gjithë nuk janë kundër tij.

“Duhet me mendu për qata njerëz, për qata fëmijë, duhet me mendu për prindër si qytetarë të Kosovës, e s’është e mundur o kryeministër, në qofsh duke na dëgju, kudo qofsh, me qenë krejt kundër teje qysh erdhe me na thënë këtu, se s’janë”, deklaroi ai.

“Qata mësuesa të kanë votu edhe ty, më shumë sesa krejt neve bashkë”, theksoi Krasniqi, ndër tjerash.